Studio EON | Mbi mishin e fresket dhe lajmet e gabuara ne media
EON Impresa nasce dalla volontà di un gruppo di consulenti e professionisti di offrire alle aziende un orientamento nella realtà spesso labirintica delle normative. L’estrema delicatezza degli argomenti oggetto di consulenza ha da sempre indirizzato l’azienda verso lo sviluppo di professionalità settoriali. Il nostro gruppo di tecnici con competenze qualificate continuamente aggiornate opera sinergicamente per risolvere le problematiche più particolari delle aziende in tema di: – Antiriciclaggio D.Lgs. 125/2019 – Privacy – GDPR (Regolamento UE 2016/679) – Sicurezza sul luogo di lavoro (D. Lgs. 81/08) – H.A.C.C.P. – Sistemi di Gestione Integrati Qualità, Ambiente, Energia e Sicurezza – P.O.S. e D.U.V.R.I. EON Group SHPK eshte nje kompani konsulente dhe trajnimi: ne asistojme klientet tane ne pershtatjen me normativat ne fushen e privatesise, sigurise ne vendin e punes, HACCP, menaxhimin e mjedisit te mbeturinave, certifikimin e cilesise dhe ne shitjen, kolaudimin, rimbushjen dhe mirembajtjen e sistemeve te antizjarrit. Studio jone lindi ne vitin 2008 ne Jesi(AN) te Italise nga deshira e nje grupi konsulentesh dhe profesionistesh (shqipetare dhe italiane) per ti ofruar bizneseve mbeshtetje te kujdesshme ne pershtatjen me ligjet, shpesh te nderlikuara. Konsulentet tane, te kualifikuar dhe te perditesuar vazhdimisht, punojne me sinergji per te zgjidhur problemet me te vecanta te bizneseve. nga viti 2016, me aplikimin e normativave Europiane edhe ne Shqiperi, EON Impresa zgjedh te krijoje EON Group SHPK me qender ne Tirane. per te qene ne linje me kerkesat e tregut shqipetar; sherbimeve te studios EON Group i shtohen edhe disa sherbime te tjera: Antiriciklimi parase Privatesia (Privacy) *Rregullorja Europiane date 4/05/2016) Siguria ne vendin e punes (dekretit legjislativ nr.81/08) HACCP Menaxhimi dhe deponimin e mbeturinave Certifikatat e Cilesise (ISO 9001) dhe mjedisor (EMAS) P.O.S dhe D.U.V.R.I. Shitje, Kolaudim,rimbushje,mirembajtje te sistemeve te antizjarrit Konsulence ndermjetesimi per callcenter me partnere italiane per mandate outbound, voip, suport IT, outsourcing, data entry etj. Perfaqesues te autorizuar per patentat, dizenjot industriale, markat dhe treguesit gjeografike ndermjetesime midis bizneseve italiane dhe ato shqipetare per aktivitete te ndryshme
consulenza aziendale, haccp, sicurezza alimentare, sicurezza sul luogo di lavoro, privacy, gdpr, 679, 81/08, regolamento europeo, konsulence biznesi, siguri ushqimore, gjurmueshmeri, siguri ne pune, shendet ne pune, privatesi, projekte evropiane, konsulence, siguri dhe shendet ne pune
590
post-template-default,single,single-post,postid-590,single-format-standard,cookies-not-set,,qode_grid_1200,footer_responsive_adv,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-theme-ver-16.8,qode-theme-bridge,qode_advanced_footer_responsive_1000,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-8.0.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-1664
 

Mbi mishin e fresket dhe lajmet e gabuara ne media

Si fillim duam te sqarojme qe mishi i sapotherur nuk prek sigurine ushqimore por vetem shijen. Stazhionimi i mishit pas therjes eshte çeshtje cilesie, sepse fill pas therjes mishi rezulton i forte dhe shume pak i shijshem.
Me date 31 korrik 2018, ne edicionin e lajmeve ne Top-Channel (http://top-channel.tv/video/mish-i-fresket-e-keni-gabim/), u fol per konsumimin e mishit te sapotherur. 
Lajmi u shoqerua me disa deklarime te pasakta si nga konsumatoret ashtu dhe nga operatoret e biznesit ushqimor (dyqanet e mishit). Se si keta te fundit e bejne punen e tyre me nje keqinformim te ketij lloji, eshte akoma per tu kuptuar. Por ajo qe ra me shume ne sy ishte deklarata e zotit Ymer Elezi, Zv.President i Urdhërit Veterinar, qe deklaroi se “Në bazë të rregullores së BE-së duhet patjetër të kalojë një periudhë stazhionimi. Një maturim të të gjithë elementëve që ka mishi. Ndërkohë edhe shuarjen e shumë përbërësve që janë pjesë ë mishit, siç janë: mbetjet e antibiotike, hormoneve.”.
Mbi kete teme eshte shprehur ne vitin 2013 ne televizionin Vizion Plus nje specialiste e AKU. Para pyetjes direkte te gazetares “Cilat jane efektet nese e konsumojme(mishin) pa u bere maturimi”, ajo iu pergjigj me:
“Nuk ka efekt pervecse cilsor te mishit…”. 
Minuti 6:17 (https://www.youtube.com/watch?v=tuN9HoOd8q8).
Siduket nuk ka mjaftuar dhe sot do donim te konfirmonim qe nuk ekziston asnje “Rregullore e BE-se” qe detyron periudhen e stazhionimit te mishit te sapotherur. Si u tha me siper, stazhionimi eshte thjesht nje rekomandim per cilesine e mishit. 
Për të shmangur mbetjet në mishin e kafshëve për të cilat është kryer një trajtim antibiotik, para se të theret, duhet të zgjasë pak kohë (“periudha e pezullimit”), e cila ndryshon nga antibiotiku në antibiotik, e domosdoshme për të zvogëluar në mënyrë drastike përqendrimin e mbetur te antibiotikëve në trupin e kafshëve dhe në mishin qe do të hamë. “Rregullorja Nr. 470/2009/KE e 6 majit 2009 që përcakton procedurat komunitare për përcaktimin e kufijve të mbetjeve të substancave farmakologjikisht aktive në ushqime me origjinë shtazore”. 
Nëse ne Shqipëri nuk respektohet koha e pezullimit të antibiotikeve përpara kohës së tregtimit, maturimi i mishit nuk na shpeton nga asimilimi i tyre gjate konsumimit.

Ndersa persa i perket hormoneve, perdorimi i tyre ne BE eshte i ndaluar qe ne vitin 1981 me Rregulloren 81/602/KEE. Kjo ndalese u perforcua edhe per mishin e importuar nga vendet e treta me Rregulloren 96/22/KE. Ne shtator te vitit 2003 Rregullorja 2003/74/KE ndryshoi Rregulloren 96/22/KE duke konfirmuar ndalimin e përdorimit të hormoneve stimuluese për rritjen e kafshëve dhe kufizoi në thelb rrethanat nën të cilat lejohet soministrimi i estradiol 17-ß për qëllime të tjera nga prodhimi i kafshëve per ushqim.
Me Rregulloren 2008/97/KE u modifikua fusha e zbatimit te Rregullores 96/22/KE ne vetem kafshet per prodhim ushqimor. 
Rregullorja ndalon:
• Hedhjen në treg te substancave hormonale për t’u soministruar ne çdo kafshë, mishi ose produktet e të ciles janë të destinuara për konsum njerëzor (përveç përjashtimeve terapeutike dhe zooteknike);
• Hedhjen në treg dhe therjen e kafshëve që përmbajnë substanca ose mbetje të substancave të tilla;
• Hedhjen në treg të mishit ose produkteve me origjinë shtazore që përmbajnë këto substanca ose mbetje të substancave të tilla;
Pra, nuk mund te jete e vertete thenia e gazetares gjate lajmit: “Në vendet e BE-së një gjë e tillë është e ndaluar, pasi maturimi i mishit është i nevojshëm për shpërbërjen e hormoneve dhe antibiotikëve që ka marrë kafsha gjatë rritjes, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.”. 
Si per antibiotiket, ashtu dhe per hormonet, nese kafsha i ka ne trup pas therjes, do vazhdoje ti kete edhe pas maturimit. 
Nje permbledhje e shkurtuar kronologjike mbi ndalimin e hormoneve na e jep website i Bashkimit Evropian: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/IT/TXT/HTML/…

Mbetet e vertete keshilla e specialisteve per te mos konsumuar mishin fill pas therjes per ceshtje cilesie, pasi pas therjes, muskujve te kafshes i duhen rreth 24 ore qe te shnderrohen ne mish:

1. MUSKUJ
2. Therje
3. Furnizimi i gjakut ne muskuj resht
4. Energjia e mbetur lejon shtrirjen e muskujve
5. Sapo energjia shteron, proteinat e muskujve lidhen – “rigor mortis”
6. Pa oksigjen, glukoza kthehet ne acid laktik
7. pH 5.4-5.7
8. MISH

Menyrat dhe kohezgjatja e stazhionimit ndryshojne nga kafsha ne kafshe dhe jane faza shume delikate. Nese stazhionimi nuk kryhet sipas procedurave te duhura, atehere po qe lind rreziku per sigurine ushqimore dhe shendetin.

Kohëzgjatja e parashikuar e stazhionimit (ne kushte HACCP):
Lope dhe viç – deri në 21 ditë
Qengj – deri në 15 ditë
Derr – deri në 14 ditë
Rropulli(te brendshme) – deri në 7 ditë

Kohezgjatja e mesiperme eshte indikative dhe ndryshon ne varesi te shume faktoreve. Psh. ne Itali jane arritur stazhionime nga 90 deri ne 120 dite. Ky lloj stazhionimi rrit ne menyre eksponenciale cilesine e mishit si dhe cmimin e tij, por rrit dhe kostot per biznesin.

Lajmi i dates 31 korrik, ishte i gabuar, i pasakte, dezinformues; ai u mor nga shume media te tjera, te pafajshme para fjaleve te eksperteve. Shpresojme qe keto media ti rikthehen lajmit dhe te korigjojne gabimin. 
Jemi para nje beteje per sigurine ushqimore dhe nuk mund ti lejojme me vetes te tilla gabime.

TOP-CHANNEL: http://top-channel.tv/2018/…/31/mish-i-fresket-e-keni-gabim/
MAPO: http://www.mapo.al/mish-i-fresket-eshte-me-i-mire-e-keni-g…/
BIONEWS: http://bionews.al/mish-i-fresket-e-keni-gabim/
BOTASOT: http://botasot.info/…/9…/mish-i-fresket-e-keni-gabim-hellip/
MEDIAL: https://www.medial.mk/2018/…/31/mish-i-fresket-e-keni-gabim/
LAJMI.NET: http://lajmi.net/mish-i-fresket-e-keni-gabim/
JAVANEWS: http://www.javanews.al/a-blejme-mish-te-fresket-ne-dyqane-…/
SOT: https://sot.com.al/…/ekspertet-japin-alarmin-mendoni-qe-mis…
LAJMIFUNDIT.AL: http://lajmifundit.al/…/nuk-e-ka-fajin-kasapi-jo-mish-i-fr…/
JETA OSH QEF: /artikull/406056.html
GAZETA DITA: http://www.gazetadita.al/specialistet-mishi-qe-konsumohet-…/

Tags:
,


[contact-form-7 id="355" title="Forma Kontaktit"]

This will close in 0 seconds