CALLCENTER: GARANTI I PRIVATËSISË SANKSIONON OPERATORIN ME TE MADH TELEFONIK ITALIAN TIM ME 27 MILION E 800 MIJË EURO

Romë, 1 Shkurt

Garanti i privatësisë ka sanksionuar  TIM me një vlere prej 27.802.946 euro për trajtime të shumta të paligjshme të të dhënave në formën e marketingut. Shkeljet kanë prekur në përgjithësi disa milion njerëz.

Nga janari i vitit 2017 deri në muajt e parë të 2019, kanë mbërritur pranë zyrave te Autoritetit qindra raportime që kanë të bëjnë, veçanërisht, për me telefonata promovuese të padëshiruara të bëra pa pëlqim ose pavarësisht regjistrimit të përdoruesve telefonik në Regjistrin Publik te Kundërshtimeve, apo edhe përkundër faktit se njerëzit e kontaktuar i kishin shprehur kompanisë vullnetin për të mos marre thirrje promovuese. […] Nga hetimi paraprak, kompania TIM është gjendur se nuk ka njohuri të mjaftueshme për aspektet themelore të përpunimit të të dhënave të bëra (accountability).

Midis miliona thirrjeve promovuese të bëra në gjashtë muaj ndaj “jo-klientëve”, Autoriteti konstatoi se kompanitë callcenter, me mandat TIM, në shumë raste kanë kontaktuar me palët e interesuara pa pëlqimin e tyre. Një person u telefonua 155 herë në një muaj. Në rreth dyqind mijë raste, janë kontaktuar edhe numrat “jashtë liste”, domethënë jo të pranishëm në listat kontaktueshme të TIM. U zbuluan edhe sjellje të tjera të paligjshme si mungesa e kontrollit nga kompania mbi punën e disa callcenterave; menaxhim i pasaktë dhe mos përditësimi i “black list” ku janë regjistruar njerëzit të cilët nuk duan të marrin reklama; marrja e detyrueshme e pëlqimit për qëllime promovuese etj.. […] Në disa raste janë përdorur formularë me kërkesë për një pëlqim të vetëm për qëllime të ndryshme, përfshirë marketingun (sha. modalitet tejet i përhapur ne Shqipëri, ne vendin tone është fare e lehte te gjejmë institucione publike dhe private shqiptare qe përdorin formularë ku marrin te dhëna personale pa asnjë forme pëlqimi).

Menaxhimi i databreach nuk ishte efikas, ashtu si implementimi dhe menaxhimi i pamjaftueshëm nga ana Kompanisë  së sistemeve që përpunojnë të dhënat personale (me shkelje të parimit privacy by design). Keqpërdorime dolën edhe midis black list të Tim dhe callcenterave të caktuar, si dhe për regjistrimet audio të kontratave të lidhura me telefon (verbal order). […]
Përveç sanksionit, Autoriteti vendosi 20 masa korrigjuese për TIM […].

Kompania gjithashtu do të duhet të zbatojë masat teknike dhe organizative në lidhje me menaxhimin e të drejtave të palëve të interesuara dhe forcimin e masave që synojnë të sigurojnë cilësinë, saktësinë dhe azhurnimin në kohë të të dhënave personale të përpunuara nga sistemet e ndryshme të kompanisë.

Masat dhe zbatimet e kërkuara duhet të futen dhe t’i komunikohen Autoritetit brenda afateve të përcaktuara, ndërsa pagesa gjobës duhet të bëhet brenda tridhjetë ditësh.

Masat e ndërmarra nga Autoriteti italian do te kenë pasojat e parashikuara nga studio EON mbi tregun e callcenterave ne Shqipëri.
Si duket, rregullat mbi privatësinë qe janë akoma kaq te vështira për t’u zbatuar nga institucionet tona, do te vijnë, edhe njëherë, si rrebesh nga vendet e BE-se.

burimi: garanteprivacy.it
përshtati: studio EON



[contact-form-7 id="355" title="Forma Kontaktit"]

This will close in 0 seconds