03 Feb IAFCERTSEARCH: VERIFIKO CERTIFIKATËN ISO
IAF, Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit është shoqata mbarëbotërore e organeve të akreditimit pjesë e së cilës është dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Shqiptare, ka përfunduar krijimin e një baze të dhënash mbarëbotërore të certifikimeve të sistemeve të menaxhimit (Certifikata ISO), e cila synon të përfitojë nga disponueshmëria e IAF për t’u ofruar autoriteteve publike dhe operatorë ekonomikë mundësinë të verifikojnë certifikatat e lëshuara nga organet e akredituara në kuadër të ISO/IEC 17021-1 brënda IAF MLA.
Kjo databazë publike i jep mundësinë gjithëkujt të verifikojë certifikatat ISO të lëshuara nga entet certifikuese (Organizmat e Vlerësimit të Konformitetit) të akredituara sipas IAF MLA për sistemet e menaxhimit nëpërmjet IAFCERTSEARCH.
Studio EON ofron certifikime ISO të akredituara dhe të verifikueshme në databazën IAF.