Mbi interpretimin e AKU për të pajisur, në mënyrë të indiskriminuar, bizneset ushqimore me QKL

Nisur nga sinjalizimet e ngritura si shqetësim nga disa operatore tregtare, Studio EON në përfaqësimin profesional të interesave të klientëve të saj, vlerëson të evidentojë, shqetësimin mbi keqinterpretimin, keq zbatimin e pikës 19 te VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe Trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare te Licencimit (Qkl) dhe disa Rregullime te tjera nënligjore te Përbashkëta”, e rrjedhimisht pavlefshmërinë absolute e te gjitha veprimeve administrative te ndërmarra nga AKU-se mbi pajisjen me Licence nga ana e operatoreve ushqimore.
Aktualisht, jemi përpara faktit qe përfaqësuesit e administratës publike, me konkretisht punonjësit e DRAKU-Tirana, janë duke keqinterpretuar gjate procedurave te tyre administrative, parashikimet e VKM-se Nr. 538, te sipërcituar, përsa i përket pajisjes me licence te çdo subjekti ushqimor i kategorizuar si “biznes i madh”.

Me konkretisht, duke marre shkak nga shqetësimi i shfaqur nga një subjekt restorant për kërkesën për t’u pajisur me QKL nga ana e një trupi inspektues te DRAKU Tirane, me date 12.07.2019 iu drejtuam me kërkese për informacion me poste elektronike Drejtorisë se Përgjithshme te AKU-se ne adresën zyrtare info@aku.gov.al. Ne mënyre me specifike kërkesa për informacion përmbante:
“Përshëndetje,
Me ketë për të kërkuar qartësim në lidhje me kërkesën nga ana e një trupe inspektuese të DRAKU Tiranë që subjekti restorant të pajiset me QKL. Kërkojmë informacion nëse është e sakte kjo kërkese dhe kujt legjislacioni duhet ti referohemi. Duke ju uruar Punë të mbarë, mbetemi në pritje.”

Më datë 16/07/2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kthyer përgjigje zyrtare në rrugë elektronike duke u shprehur ndër të tjera se;
“Pershendetje,
Lidhur me kerkesen tuaj ne lidhje me legjislacionin qe duhet t’i referoheni per T’u paisur me licence, Ju informojme se:
Legjislacioni eshte:
— Ligji Nr. 9863, date 28.01.2008 “Per Ushqimin” i ndryshuar,
— Ligji Nr.10081, date 23.02.2009 “Per Liçencat, Autorizimet dhe Lejet ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar
— VKM-ne Nr. 538, date 26.05.2009 “Per liçencat dhe lejet qe trajtohen nga apo nepermjet QKB dhe disa rregullave te tjera nenligjore te perbashketa” e ndryshuar, per liçencat e grupit te trete (qe i perkasin AKU-se); Fusha II, Ushqimi dhe Shendeti, kategoria II.I, Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve.
Bazuar ne Ligjin Nr.10081, date 23.02.2009 “Per Liçencat, Autorizimet dhe Lejet ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, Ligjin Nr. 9863, date 28.01.2008 “Per Ushqimin” i ndryshuar, VKM-ne Nr. 538, date 26.05.2009 “Per liçencat dhe lejet qe trajtohen nga apo nepermjet QKB dhe disa rregullave te tjera nenligjore te perbashketa” e ndryshuar, per liçencat e grupit te trete (qe i perkasin AKU-se); Fusha II, Ushqimi dhe Shendeti, kategoria II.I, Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve, pika 19 e kesaj VKM citon se: subjektet qe kryejne veprimtari me pakice lidhur me nenkategorite A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te takses vendore mbi biznesin e vogel nuk licencohen. Keto subjekte jane te detyruara te njoftojne autoritetet e permendura si institucion tjeter lidhur me nenkategorite A dhe B per vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyren e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarise me pakice.
Nese subjekti nuk eshte biznes i vogel atehere referuar legjislacionit ne fuqi duhet te licencohet,
Pune te mbare.”

Përgjigja shfaq qartë ne pjesën përfundimtare të strukturës së saj zyrtare, interpretimin nga ana e AKU-së. Ajo që konstatohet është qe ky interpretim është ne kundërshtim me parashikimet ligjore te akteve normative ne fuqi dhe në kapërcim të kompetencave të këtij institucioni, dhe si rrjedhoje veprimet administrative te ndërmarra janë “vesuara”.
Studio EON, me një eksperiencë shumë vjeçare në fushën e konsulencës ne Sistemet e Integruara QHSE, pra Quality/Kualitet, Health/Shëndet, Safety/Siguri, Environment/Mjedis (nder te tjera dhe sigurisë ushqimore) ne Republikën e Italisë, hapësirën e Bashkimit Evropian por edhe ne Republikën e Shqipërisë, evidenton faktin dhe ngre shqetësimin se ky interpretim, dhe aktet administrative sanksionuese te ndërmarra nga trupat inspektuese te AKU-se, janë veprime administrative absolutisht te pavlefshme dhe te marra ne kundërshtim me dispozitat urdhëruese te Ligjit Nr. 10081, date 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet ne Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 5/1, neni 6/a, neni 8/1; VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL) dhe disa rregullime te tjera nënligjore te përbashkëta”, FUSHA II, KATEGORIA II.1, Pika 2; si dhe Udhëzimin Nr. 655/1, date 06.02.2007 “Për përcaktimin e uniformitetit te standardeve procedurale dhe te raportimit te sistemit te taksave vendore”, Pika 3.3.

PARASHIKIMET LIGJORE TE AKTEVE NORMATIVE NE FUQI DHE INTERPRETIMI I TYRE.
Akti normativ qe i është referuar AKU si baze ligjore ne përgjigjen e dhëne me poste elektronike është VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL).
Nëse do ti referohemi këtij akti normativ, konstatojmë se në përmbajtje te kësaj VKM-je, Fusha II “Ushqimi dhe Shëndeti”, Kategoria II.1 “Prodhim dhe/ose Tregtim i Ushqimeve”, I. “Ndarja e Kategorisë dhe Rregulla te Përgjithshme”, Pika 2, parashikohet me konkretisht se: 2. Kjo licence ndahet ne këto nënkategori:
a) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumice e ushqimeve”, me kodin II.1.A;
b) “Shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore (për njerëz)”, me kodin II.1B;
c) “Prodhimi primar me shumice”, me kodin II.1.C;
Rezulton qe akti normativ i nxjerre nga Këshilli Ministrave dhe qe është objekt shqyrtimi rregullon një marrëdhënie konkrete te posaçme, një çështje specifike dhe qe u kundër drejtohet një grupi te caktuar subjektesh, pikërisht te gjithë subjekteve tregtare qe prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë, shesin etj. me shumice produkte ushqimore.
Sa me sipër, kriter ligjor për tu pajisur me licence sipas parashikimeve te sipërcituara është prodhimi, përpunimi, shpërndarja, shitja etj. e produkteve ushqimore nga subjektet tregtare.

Po kështu ne piken 19 VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL) është parashikuar se:
V. DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT, DATA E FILLIMIT TE LICENCIMIT SIPAS KETIJ VENDIMI
19. Subjektet qe kryejnë veprimtari me pakice lidhur me nënkategoritë A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te taksës vendore mbi biznesin e vogël nuk licencohen. Këto subjekte janë te detyruara te njoftojnë autoritetet e përmendura si institucion tjetër lidhur me nënkategoritë A dhe B për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakice.
Ne interpretim literal por dhe teleologjik (qëllimor) te kësaj dispozite konstatojmë se Këshilli i Ministrave ka parashikuar faktin se subjektet qe kryejnë veprimtari me pakice lidhur me nënkategoritë A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te taksës vendore mbi biznesin e vogël nuk licencohen, por ky fakt nuk do te thotë qe subjektet qe kryejnë veprimtari me pakice lidhur me nënkategoritë A dhe B e qe kupton subjektet e cilësuara si biznese te mëdha duhet te licencohen.
– Cili është parashikimi ligjor apo nënligjor qe i referohet AKU ne vlerësimin qe operatoret ushqimore qe prodhojnë, tregtojnë produkte ushqimore me pakice por qe vlerësohen nga akte te tjera normative si biznese te mëdha duhet te pajisen me licence?
Akti normativ objekt i kësaj kërkese, VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL), nuk e ka te parashikuar ne asnjë dispozite te saj, detyrimin qe kane operatoret ushqimore qe prodhojnë, tregtojnë produkte ushqimore me pakice por qe vlerësohen si biznese te mëdha për efekt te xhiros vjetore te pajisen me licence specifike.
Për ketë arsye ngremë shqetësimin qe AKU aktualisht është duke keqinterpretuar dispozitat e sipërcituara pasi Pika 2, fusha II “Ushqimi dhe Shëndeti”, Kategoria II.1 “Prodhim dhe/ose Tregtim i Ushqimeve”, I. “Ndarja e Kategorisë dhe Rregulla te Përgjithshme”, ka te parashikuar vetëm faktin se me licence duhet te pajisen vetëm operatoret qe prodhojnë, përpunojnë, apo shpërndajnë me shumice produktet ushqimore.
Përsa i përket prodhimit, përpunimit, apo shpërndarjes me pakice te produkteve ushqimore ne Udhëzimin e MF&MB 655/1, date 06.02.2007 është përcaktuar se:
“3.3 Kategorizimi i bizneseve Ne grupin “shitje me pakice” përfshihen te gjitha pikat fikse (dyqanet, njësite, barakat etj.) te tregtimit te mallrave te ndryshme me pakice. […] Gjithashtu ne grupin “shitje me pakice” hyjnë edhe njësite e ushqimit social, si: restorante, fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to.”

Ne ketë udhëzim qe shërben si akt i detyrueshëm për tu zbatuar nga ana e AKU përcaktohet se restorantet fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to klasifikohen si biznese me “shitje me pakice”.
Pra, nga citimi dhe interpretimi i dispozitave te sipërcituara arrijmë ne konkluzionin ligjor se Këshilli i Ministrave ne vendimin e saj, nuk ka parashikuar se operatoret tregtarë restorantet, fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to, qe vlerësohen si biznese te mëdha për efekt te xhiros vjetore duhet te pajisen me licence.
Ne këto kushte vlerësojmë se AKU duke keqinterpretuar dispozitat e VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL), është duke tejkaluar kompetencat e saj te parashikuara nga ligji specifik dhe aktet e tjera normative ne fuqi qe normojnë kompetencat e saj.
Për ketë arsye. ju drejtohemi me ketë kërkese, si institucioni përkatës, për interpretimin e pikës 19 te VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Për Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare Te Licencimit (QKL), duke qene se për operatoret ushqimore si restorantet fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to qe tregtojnë produkte me pakice por qe ne baze te xhiros vjetore vlerësohen si biznese te mëdha, nuk parashikohet te pajisen me licence.
PROBLEMATIKAT IMPAKTUESE PER TREGUN USHQIMOR ME PAKICE
Pasi analizuam problematikat ligjore qe shfaq interpretimi i AKU-se, kemi vlerësuar te ndalemi e te parashtrojmë vështirësitë teknike qe hasen ne treg si dhe impaktin e dëmshëm qe kjo praktike administrative e AKU-se ka krijuar ndaj subjekteve te sektorit ushqimor me pakice. Konkretisht çfarë problematikash hap ky interpretim i AKU dhe pse legjislatori e ka ligjëruar ndryshe.
Po te shohim konkretisht kriteret e posaçme qe aplikohen për t’u pajisur me licence ne VKM Nr.538, date 26.05.2009, Fusha II, Kategoria II.1, II. Licencimi i Veprimtarive te Nënkategorisë II.1.A, Tabela 1, vërejmë figurën e drejtuesit teknik, qe me interpretimin e AKU-se do te ishte risi për jo vetëm legjislacionet e rajonit, por edhe ato botërore.
Me konkretisht, sipas AKU çdo restorant, bar-bufe, fast-food, kafe-internet etj., qe është i regjistruar si pagues te taksës vendore mbi biznesin e madh (fakt i lehte për t’u arritur ne rastet kur një subjekt është pjese e te njëjtit NUIS me subjekte te tjera, dhe qe kalojnë faturimin vjetor prej 8 milionë lekësh), duhet te ketë brenda tij një drejtues teknik i cili nuk lidhet me rolin apo profesionin ne shkencat ushqimore por thjesht me interpretimin e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit nga ana ekskluzivisht tatimore dhe aspak me menaxhimin e riskut në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë (i cili deri në ditën e sotshme është funksioni primar i AKU-së, duke i lënë funksionin e interpretimit tatimor Ministrisë së Financave).

Studio EON ka nisur procedurat për të bllokuar këtë abuzim interpretativ që nuk ka asnjë mbështetje ligjore apo shkencore, dhe që shfaq dukshëm jo-profesionalitetin e institucionit të cilit i besohet analiza e riskut ushqimor (se çfarë risku shfaq nje bar-kafe apo një restorant për tu pajisur me një drejtues teknik si një fabrikë prodhimi, akoma nuk është e qartë).
Pajisja e një subjekti të tillë me drejtues teknik është njësoj sikur për të ngritur një mur në shtëpi, të ishim të detyruar të marim një arkitekt. Ky është jo vetëm një absurditet logjik por eshte shkencor.
Shpresojmë  që  ndryshimi në  krye të  AKU-së  të  sjellë  njëfarë  profesionalizimi të  të  gjithë  strukturës, ndërsa mbetemi në  pritjë  që  institucioni të qartësohet, jemi të  detyruar të  denoncojmë, në  mbrojtje të  klientëve tanë, çdo inspektor të  AKU-së  që  zbaton këtë  interpretim absurd.

Përgatiti Studio EON & Avv. Elis Bilali



[contact-form-7 id="355" title="Forma Kontaktit"]

This will close in 0 seconds