29 Apr Një djalë 7-vjeçar prek dritat e një birrarie dhe vdes nga goditja e energjisë elektrike: pronari dënohet me 9 vjet heqje lirie për vrasje
Kunati 74-vjeçar i Bearman, Colin Naylor, elektricisti që instaloi ndriçimin, u dënua gjithashtu me një vit: ai akuzohet se nuk ka përmbushur detyrimet sipas ligjit për shëndetin dhe sigurinë në punë.
Më 11 shtator 2018, 7-vjeçari Harvey Tyrrell vdiq nga goditja e energjisë elektrike pasi preku dritat e jashtme të King Harold, Romford, Londra lindore. Dritat që u gjet se ishin instaluar gabim, jo sipas normës: për këtë arsye pronari i pubit, David Bearman, 73 vjeç, nga Hornchurch, u dënua sot me nëntë vjet burg për akuzat e vrasjes padashje të rënduar nga neglizhenca. Kunati 74 vjeçar i Bearman, Colin Naylor, elektricisti që instaloi ndriçimin, u dënua gjithashtu me një vit: ai akuzohet se nuk ka përmbushur detyrimet sipas ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Ky pub ishte një turp. Dhe siç është thënë, ajo përmbledh, për mendimin tim, një bombë me sahat që pret të shpërthejë, ”tha gjykatësi Martyn Zeidman ndërsa lexonte dënimin kundër tij. “Ndihemi sikur jeta nuk është e drejtë. Ne nuk mund të përshkruajmë se sa na mungon djali ynë. Jetët tona nuk do të jenë kurrë të njëjtat ”, ishin fjalët e prindërve të viktimës, Harvey Lewis Tyrrell dhe Danielle Jones, në një deklaratë të lexuar në gjykatë.
Po të kishte ndodhur në Shqipëri?
Legjislacioni jonë u pajis vetëm vitin e kaluar me një VKM (VKM 482/2020) për certifikimin e linjave me tension të lartë mbi 1 kV.
Praktikisht në vendin tonë situata do t’u mbyllte me “ç’deshi fëmija që futi duart aty ku nuk duhej”.
Tiranë, 29 prill – Si është situata në vendin tonë mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës?
Ne kemi shprehur disa herë, si studio EON, shqetësimin për situatën aktuale të sigurisë në punë në vendin tonë, veçanërisht në lidhje me vonesat institucionale/rregullatore dhe të dhënat e aksidenteve ditore që i ngjasojnë më shumë një vendi në luftë. Aksidentet fatale dhe sëmundjet profesionale në vendin tonë në shumë raste nuk përbëjnë më as lajm, janë kthyer në një normalitet të rëndomtë ku pritet vetëm viktima e radhës. Mediat tona i trajtojnë këto çështje si kronikë ditore, të barabartë me një ndeshje futbolli. Por ndryshe nga këto të fundit, vdekjet për shkak të mos zbatimit të sigurisë dhe kritereve në vendet e punës skadojnë në fund të ditës.
Dikush di se çfarë ndodhi me përgjegjësit e magazinës që u dogj jo më larg se një muaj më parë, më 25 mars 2021, në një nga qendrat tregtare kryesore te Tiranës?
Për kë punonte viktima 33 vjeçare?
Ishin inspektuar ndonjëherë kushtet e ambientit ku ndodhi tragjedia? Nëse po, kush ishte inspektori/ët? Nëse jo, kush janë përgjegjësit? Çfarë masash u ndërmorën ndaj tyre?
E shumë e shumë pyetje të tjera të cilat ne si studio i bëjmë nëpër tavolinat përkatëse dhe qytetarët i bëjnë me njërin tjetrin nëpër kafene, por asnjë media nuk hyn më në hollësi të dukurisë.
Ka kaluar në normalitet kjo situatë absurde për një vend ku Autoritetet Kontraktore kërkojnë nëpër prokurime (tendera), dhe bizneset i paraqesin, certifikime mbi standarde globale për sigurinë në vendin e punës që nuk posedojnë as kolosët botërorë.
Mjafton të hapim faqen e prokurimeve publike dhe të kontrollojmë ndër kriteret, sa herë kërkohen standarde globale si:
ISO 9001 (menaxhimi kualitetit),
ISO 14001(impakti ambiental – shumë vështirë për t’u marrë nëpër botë, vështirë të gjesh kompani në Shqipëri që nuk e posedon),
ISO 45001(siguria dhe shëndeti në punë – shumë vështirë për ti plotësuar kushtet për ta marrë, në Shqipëri e kanë edhe dyqane këmbimi valutor) për të shkuar më tej me standarde që nuk janë as ndërkombëtare si PAS 99, i cili është britanik dhe nuk ka arsye dhe kushte të jepet në vendin tonë, ose certifikime HSEM ndërkohë që në realitetin shqiptar ligji as nuk e parashikon një figurë të tillë.