18 Dec Website zyrtar i AKU dhe keqinformimi i operatorëve të biznesit ushqimor
Nëse vizitoni website-n zyrtar të AKU-së për tu informuar mbi dokumentacionin përkatës për hapjen e një aktiviteti ushqimor do të gjeni disa informacione të gabuara. Në adresën https://aku.gov.al/pyetje-te-shpeshta/#1517231570729-312ec068-48cf do të gjeni disa pyetje të shpeshta, të cilave institucioni i AKU-së ka dashur ti përgjigjet… por në mënyre të pasaktë.
Më konkretisht, në “Informacion mbi procedurat, kriteret për hapjen e një biznesi te ri” (varjat bimore është irrelevante):
Duhet të plotësojë;
- Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit. (nëse bën transport)
- Kushtet higjieno-sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
- Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
- Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
- Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
- Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim.
- Drejtuesi teknik. (ne raste se është biznes i madh)
- Plani HACCP (ne raste se është biznes i madh)
- Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP) nëse është biznes i vogël
- Sistemi i gjurmueshmërisë. (faturat e blerjes dhe flete analizat përkatëse)
- Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)
Përsa i përket kriterit mbi “drejtuesin teknik” për bizneset e mëdha, jemi përgjigjur në https://www.eonimpresa.com/mbi-interpretimet-e-aku-dhe-qkl/?lang=sq ku sqarojmë se Drejtuesi Teknik nuk mund të varet kurrsesi nga aspekti financiar i një subjekti ushqimor.
Ndërsa përsa i përket zbatimit të planit HACCP dhe PMP/PMH shohim më poshtë se çfarë thotë legjislacioni shqiptar:
Ligji 9863 ‘Për Ushqimin’
Neni 26
Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit
1. Operatori i biznesit ushqimor, me përjashtim te prodhimit primar,
siguron kontroll te rregullt te kushteve higjienike te prodhimit,
ne çdo objekt, nëpërmjet zbatimit te procedurave parandaluese
te sistemit te vetëkontrollit, sipas parimeve te sistemit te analizës
se riskut dhe pikave kritike te kontrollit (me poshtë HACCP).
Pra sipas ligjit “Për Ushqimin” të gjithë operatorët e biznesit ushqimor DUHET të zbatojnë sistemin HACCP, me përjashtim të prodhimit primar.
Kë përkufizon ligji si prodhim primar?
Ligji 9863 ‘Për Ushqimin’
Neni 3
Përkufizime
17. “Prodhim primar” (ose prodhim i pare) është prodhimi, rritja e lendeve te para, ku përfshihen kultivimi, korrja, vjelja, mjelja dhe rritja e kafshëve ne ferma, te destinuara për t’u therur, si dhe gjuetia, peshkimi dhe mbledhja e bimëve te egra.
Udhëzimi i datës 21 dhjetor 2005 nga Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme Shëndetësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit, në lidhje me aplikimin e aspekteve të caktuara të rregullores (KE) 852/2004 (8) jep disa sqarime.
Disa shembuj:
- A) Nëse në një pulari është gjithashtu i pranishëm një departament në të cilin
zhvillohet konfeksionimi dhe paketimi i vezëve, veprimtaria e kryer në qendrën e paketimit NUK konsiderohet prodhim primar.B) Qendrat e grumbullimit të qumështit, në të cilat mbahet përkohësisht qumështi i papërpunuar i mbledhur nga fermat para se ta dërgohet në përpunim/transformim NUK janë prodhim primar. Pra, edhe nëse fermeri vendos të marri qumështin nga mjetet e mbajtjes(serbatorë, silos etj.), më pas e fut në shishe (pa asnjë trajtim) dhe e shet direkt, ky aktivitet nuk mund të konsiderohet “Prodhim primar”.
Është shumë e vështirë që në vendin tonë të ekzistojë një prodhim i pastër primar, duke qenë se çdo prodhues bën edhe fazat e tjera.
Praktikisht çdo operator i biznesit ushqimor duhet te zbatoje sistemin HACCP sipas ligjit 9863 “Për Ushqimin”, edhe pse website zyrtar i AKU-se thotë ndryshe.
Në “Kërkese informacioni lidhur me dokumentacionin dhe procedurat nevojshme për hapjen e një biznesi” (furre buke).
AKU shprehet se:
Pra me te përmbledhura përcaktohen si me poshtë:
- Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit.
- Kushtet higjieno sanitare te prodhimit dhe tregtimit, substancat pastruese dhe te mirëmbajtjes, gjendja shëndetësore e personelit, etj.
- Lendet e para, uji, përbërësit, aditivët, shtesat teknologjike te përdorura ne përgatitjen dhe prodhimin e ushqimit (dokumentacion shoqërues)
- Kushtet e ruajtjes se ushqimeve gjysmë te gatshme dhe te gatshme.
- Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese. Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar
- Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim.
- përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës se Drejtuesit teknik dhe personelit.
- Plani i vetëkontrollit (HACCP)/ PMP, PMH
- Sistemi i gjurmueshmërisë
- Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve)Te gjitha sqarimet e mësipërme janë kushte te domosdoshme dhe te detyrueshme qe duhen te zbatohen nga çdo OBU (biznes i madh apo i vogël).
Kemi një kthesë 180° nga ana e AKU.
Kthesë që vazhdon deri në pyetjen e radhës, ku ndahen prapë bizneset e mëdha që duhet të zbatojnë HACCP dhe bizneset e vogla që duhet te zbatojnë PMP dhe PMH.
Rikujtojmë qe PMP, PMH, gjurmueshmëria, Plani 3D etj. janë pjesë e sistemit të vetëkontrollit HACCP dhe jo sisteme të ndara.
Website zyrtar i AKU-se ka një konfuzion total, konfuzion që bie në kundërshtim me çfarë shpreh legjislacioni në fuqi.
Shpresojmë që website zyrtar i AKU-së të korrigjohet sa më parë për të shmangur keqinformimin, si dhe shpresojmë që pas trajnimeve të AKU-së mbi akronimin e HACCP, të jenë sot disi më të qartë mbi Udhëzimin 20 të datës 25 nëntor 2010.
Si studio ofrojmë vazhdimisht informacion të saktë falas për gjithë aspektet teknike apo ligjore mbi:
Sigurinë Ushqimore – HACCP
Sigurinë dhe Shëndetin në vendin e punës
Certifikimet ISO etj.
P.S.
Duam të rikujtojmë që kategorizohen si operatorë të biznesit ushqimor edhe farmacitë.
*fotot e përdorura në artikull janë publike, nëse mendoni se fotot janë të mbuluara nga copyright jeni të lutur të na kontaktoni në:
eongroup@eonimpresa.com